Përplasje për hapjen e negociatave me BE - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-20

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare synon te hape këtë vit negociatat per anëtarësim me Bashkimin Europian, por sipas opozitës ajo nuk po bën asgje per ta mbështetur kete ambicie. Kryetarja e Këshillit Kombëtar te Integrimit është përplasur ashpër me ministren e integrimit Klajda Gjosha, duke këmbëngulur se qeveria shqiptare duhet te ndjeke shembullin e vendeve te tjera e te përgatitet per nje proces te vështire, si hapja e negociatave per anëtarësim. Por ministrja Gjosha ka vene ne dukje se Këshilli i Ministrave nuk mund te prodhoje dokumenta para se te marre nje rekomandim nga Komisioni Europian.Majlinda Bregu:Merreni me seriozitet përgatitjen e nje strategjie apo te një dokumenti zyrtar para çeljes se negociatave. Nuk ka patur vetëm nje dokument kombëtar ne vendet e tjera ne rastet se doni t?i qasemi përvojës se tyre; ka patur dokumenta ekonomike qe kane përcaktuar detyrimet per te rritur konkurueshmerine, per ta përballur ate, per te ruajtur stabilitetin makro ekonomik te vendit, para çeljes se negociatave. Qe do te thotë sikur negociatat te çelen ne vitin 2017 qofte edhe me gjithë pritshmërinë tuaj ne fund te 2016; sot ne duhet te kishim listën, sot ne duhet te kishim listën e negociatoreve, sot ne duhet te kishim nisur procesin e trajnimit te tyre, sot ne duhet te kishim gati prioritetet kombëtare me çfarë do te hyjmë neser ne procesin e hapjes se negociatave. Pavarësisht atmosferës ne Bashkimin Europian, pavarësisht skepticizmit, pavarësisht teknikaliteteve e burokracisë e dinamikes ne Bashkimin Europian; detyrimet tona nuk bëhen dot vetëm duke thënë se nuk është ne vëmendjen e tyre zgjerimi.Klajda Gjosha:Persa i përket dokumentit strategjik, te cilin ju nuk është hera e pare qe ne fakt e përmendni, është nje pune qe ka nisur ne fakt ne Ministrinë e Integrimit . Do te diskutohet me te gjithë aktoret, do te ndahet edhe me këshillin, pra nuk do te ketë miratim pa u ndare dhe me Këshillin Kombëtar te Integrimit. Ky do te jete nje dokument qe ne fakt nuk është shume e maturuar nga ana jone, nëse ky dokument do te behej publik ne këto momente qe flasim, sepse do te dukej edhe si nje presion i hapur ndaj vendeve anëtare, te cilat ende presin nje rekomandim nga Komisioni Europian per hapjen e negociatave.Por pavarësisht përplasjeve mes qeverise dhe opozitës per mungese konsultimi; Këshilli i Integrimit ka rene dakord per miratimin e nje rezolute per procesin e integrimit.Majlinda Bregu:Një rezolute, e cila te riperserise angazhimin e te gjithëve ne per te marre seriozisht ketë proces, i cili me vjen keq qe duhet ta them publikisht, por me duket me tepër se po ngelet peng vetëm i masave teknike dhe pa frymëzim politik, sepse ato dokumenta te cilat jane prodhuar se fundmi janë dokumenta, te cilat ne rast se do te ishin konsultuar me pare me te gjithë do te kishin shmangur nje tufe me gabime dhe qëndrime, te cilat nuk janë korrekte.Taulant Balla:Ky këshill per shkak te m...

Share This Video


Download

  
Report form