KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Europian rekomandon çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, me kushtin e zbatimit të reformës në drejtësi e në mënyrë të veçantë kontrollin e pastërtisë së figurës së gjykatësve dhe prokurorëve. Johannes Hahn, komisioner për Zgjerimin, në prezantimin e raportit vlerësoi miratimin e ndryshimeve kushtetuese me unanimitet, por tha se BE kërkon të shohë zbatimin e procesit të Vetting-ut.?Komisioni jep një rekomandim të kushtëzuar sa i takon hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kjo do të thotë se është subjekt i progresit të besueshëm dhe të prekshëm të zbatimit në zbatimin e reformës në drejtësi, në mënyrë të veçantë në vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i ashtuquajturi procesi i Vettingut. Duhet parë që kjo funksionon në terren dhe vetëm rezultatet kanë vlerë. Ndryshime thelbësore ne Kushtetutën e Shqipërisë u aprovuan unanimisht ne Korrik te 2016, duke nisur nje proces reformues tërësor dhe gjitheperfshires te sistemit te Drejtësisë.?Komisioneri tha se Shqipëria ka vijuar të bëjë progres të qëndrueshëm në plotësimin e 5 prioriteteve kyçe për çeljen e negociatave. Po ashtu, ai vlerësoi luftën kundër krimit dhe korrupsionit.?Shqipëria ka vijuar të bëjë progres të qëndrueshëm ne plotësimin e pese prioriteteve kyçe per çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Reforma ne administratën publike vijoi te implementohet ne mënyre te konsistente. Puna drejt krijimit te ?track records? te qëndrueshme per hetimet pro-aktive, ndjekjet penale, dhe dënimet ne lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar ka vijuar dhe duhet të thellohet. Te drejtat themelore te njeriut vazhdojnë te respektohen gjerësisht ne vend?.Në prezantimin e raporteve Komisioneri Hahn tha se zgjerimi nuk është një shëtitje në park prandaj kërkohet më shumë angazhim. Pas prezantimit të rekomandimit, vendimi final i takon Këshillit Europian, i cili pritet të mblidhet në muajin dhjetor.

Share This Video


Download

  
Report form