Mbështetje për hapjen e negociatave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria meriton çeljen e negociatave për anëtarësim. Ky është rekomandimi zyrtar që nënvizohet në deklaratën e përbashkët zyrtare të deputetëve shqiptarë, të majtë e të djathtë dhe atyre të Parlamentit Europian. Deklaratë e cila u miratua me konsensus të plotë pas dy ditë takimesh të Komitetit të Stabilizim Asociimit Shqipëri ? BE.



?Komiteti përsërit mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Vëren përparimin e vazhdueshëm dhe angazhimin politik në reformat lidhur me BE dhe i bën thirrje Shqipërisë që të mbajë këtë moment pozitiv të reformës. Vendosja e një date për hapjen e negociatave të pranimit do të ofronte një nxitje të fuqishme për miratimin dhe zbatimin e të gjithë grupeve të reformave të lidhura me BE.?



Zbatimi i reformës në sistemin e drejtësisë mbetet prioriteti kryesor, duke nënvizuar se roli i ndërkombëtarëve në këtë proces është këshillues.



?Nënvizon nevojën për të parë rezultate konkrete, veçanërisht në reformën e drejtësisë dhe në verifikimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve ligjorë, të cilët janë thelbi i rekomandimit të kushtëzuar të Komisionit për hapjen e negociatave për anëtarësim. Mbështet rolin e ONM-së për të mbikëqyrur procesin e verifikimit, duke nënvizuar se nuk zvogëlon pronësinë dhe përgjegjësinë e autoriteteve shqiptare.?



Në deklaratë theksohet rëndësia e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit në të gjitha nivelet.



?I bën thirrje Shqipërisë të rrisë përpjekjet dhe të paraqesë rezultate të prekshme e të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të ndërmarra nga prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur dhe të paanshëm dhe të vazhdojë të bëjë përpjekje drejt krijimit të një regjistri të qëndrueshëm të hetimeve proaktive efektive, ndjekjet penale dhe dënimet përfundimtare bindëse në rastet e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, në të gjitha nivelet.?



Por për t?iu afruan më shumë BE-së, Komiteti i Stabilizim Asociimit kërkon dialog të vërtetë politik ne parlament.

Share This Video


Download

  
Report form