Përplasje për zgjedhjet lokale - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kur ka mbetur një jave nga skadimi i afatit për regjistrimin e partive politike për zgjedhjet lokale brenda opozitës kane nisur përplasjet mes partive qe tashme kane dale jashtë parlamentit e politikaneve qe vendosen te marrin mandatin e te hyjnë ne parlament. deputeti Ligoraq Karamelo ne një interviste për Vizion Plus deklaron se PBDNJ duhet te marre pjese ne zgjedhjeLigoraq Karamelo: Ato kanë një rëndësi të veçantë sepse komunitetet përfaqësohen, zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe ushtrojnë të gjitha kompetencat në zbatim të kushtetutës dhe të konventave ndërkombëtare. Aq më tepër që sot kemi një ligj për minoritetet i cili kërkon aplikim në këto zona. Kështu që në këtë kuadër është më se e domosdoshme që të gjitha minoritetet, padyshim edhe minoriteti grek do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, sepse pjesëmarrja në zgjedhjet lokale përveç të tjerave, duhet zhveshur edhe nga konteksti politik. Zgjedhjet lokale në qoftë se vazhdojmë ti konceptojmë si zgjedhje politike është një qëndrim i gabuar.Por vendimmarrja finale i ngelet forumeve te partisë, dhe kryetari i PBDNJ Vangjel Dule është rreshtuar ne krah te koalicionit opozitar I cili nuk pranon zgjedhje me Edi Ramen ne postin e kryeministrit.Ne padyshim që pjesëmarrja e partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është një vendimmarrje e të gjithë strukturave të partisë, e kryesisë, padyshim edhe e kryetarit dhe besoj që do të gjejmë një konsensus të tillë për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.Nga partitë qe hynë ne parlament pas djegies se mandateve, deri tani është konfirmuar se balli kombëtar demokrat qe tashme ka deputet kryetarin Alimadhi do te regjistrohet ne zgjedhjet lokale.Ndërkohë qe opozita deri me tani nuk ka deklaruar zyrtarisht vendimin për bojkotin e zgjedhjeve lokale, edhe pse është e qarte se ajo nuk do te garoje ne 30 qershor persa kohe qe nuk plotësohet kushti i saj për largimin e kryeministrit Rama e krijimin e një qeverie tranzitore

Share This Video


Download

  
Report form