http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë e saj drejtuar nga kryeministri dhe kryetari I partisë, Edi Rama. Në mbledhjen e mbajtur në pallatin e Kongreseve pritet që të merren disa vendime mes të cilave edhe miratimi I datës 7 shtator për zhvillimin e Asamblese Kombëtare pa harruar edhe diskutimin për strategjinë që do të ndiqet në sesionin e ri parlamentar.
Pjesa e rëndësishme e mbledhjes se kryesisë është edhe miratimi I grupit strategjik për zgjedhjet e vitit të ardhshëm për pushtet lokal. Kjo strategji drejtohet nga Blerina Gjylameti ndërsa anetarë do të jenë Damian Gjiknuri
Ditmir Bushati, Bledi Çuçi, Taulant Balla, Erion Veliaj, Gramoz Ruçi.