Kuvend, përplasje për drogën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ishte i pari qe ne parlament dha lajmin për rrëzimin e helikopterit me droge, i cili drejtohej një pjesëtar i forcave te armatosura te Republikës se Shqipërisë.Edi Rama thekson:Duke marrë shkas nga kjo, kam një pyetje shumë të thjeshtë; Ky Major është në strukturat e Forcave të Armatosura prej 18 vjetësh, gradën e Majorit e ka marrë në vitin 2009 dhe është një ndër pilotët më të besuar të Forcave tona të Armatosura. Çfarë sensi ka që ne t?i hyjmë një grindjeje, a është Majori juaj apo është Majori ynë?Por grindjet mes maxhorances e opozitës për këtë çështje ishin te pashmangshme dhe debate parlamentar u orientua drejt përfshirjes se majorit ne trafikun e drogës.Sali Berisha thekson:Çan ferrën piloti i trafikut dhe na bën trafik ndërkombëtar per te provuar se shqiptaret jo qe Shqipërinë me këtë qeveri e kane kthyer ne Kolumbi, por do kolumbizojne edhe vende te tjeraMimi Kodheli thekson:Nuk mund të ndihmoj dot asnjë njeri që këtu flet broçkulla e aq më pak dikë që është në dekompozim politik. Majori ka dalë pa leje nga Shqipëria, ka qenë me leje të zakonshme dhe ka dalë nga Shqipëria pa leje. Gjithçka pas kësaj është një histori nën investigimin spanjoll.Por rrëzimi i helikopterit me droge ne Spanje nuk ishte e vetmja çështje per te cilën opozita akuzoi qeverinë se ka dështuar ne lufte kundër trafiqeve. Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se dështoi ne operacionin per shkatërrimin e laboratorit te drogës ne Elbasan, e akuzoi shumicën per lidhje me krimin e me bandën hakmarrja per drejtësi duke bere thirrje per zgjedhje te parakohshme. Ndërkohë qe kryeministri Edi Rama numëroi shifrat qe sipas tij flasin per nje realitet ndryshe ne luftën kundër krimitSali Berisha thekson:Unë u bej thirrje shqiptareve per te cilët është i shtrenjte procesi i integrimit te ngrihemi fuqishëm, te ngrihemi e te ojme vendin drejt zgjedhjeve te parakohshme si kushti i te gjitha kushteve per te shpëtuar procesin e integrimit nga kthetrat e krimit.Edi Rama thekson:Lidhur me tërësinë e figurave të rezultateve që kanë të bëjnë me krimin, unë po ju them shumë thjesht, janë jo të pakrahasueshme, por janë aq të pakrahasueshme sa që është e pabesueshme që këto ndryshime të kenë ndodhur brenda një viti dhe më pak se një viti e gjysmë. Pra, janë të pakrahasueshme rezultatet lidhur me personat në kërkim të kapur, lidhur me armët e zjarrit të sekuestruara, lidhur me lëndën eksplozive të sekuestruar, lidhur me gjithë pjesën tjetër, pa hyrë fare tek droga, pastaj se aty është e kotë të bëjmë krahasime, se duket vërtet sikur po krahasojmë Shqipërinë me Kolumbinë. Duket vërtet sikur janë shifrat e Kolumbisë ato që ishin para 23 qershorit dhe ndërkohë shifrat tona, të njohura ndërkombëtarisht, flasin për një ndryshim rrënjësor të raporteve mes shtetit e krimit. Përpjekja për të mohuar këtë është një përpjekje impotente e një grupi impotentësh që përmes një p...

Share This Video


Download

  
Report form