Ultimatumi për barrikadat - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 0

Barrikadat ne veri te Kosovës mbeten te palëvizura edhe këtë te diele, pavarësisht ultimatumit te komandantit te KFOR, Erhard Drews për heqjen e tyre. Ne urën e Mitrovicës masivi i dheut e zhavorrit vijon te pengoje lëvizjen e lire te qytetareve.
E njëjta situate paraqitet edhe ne piken kufitare te Jarinjes. Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Drews, gjate negociatave për përfaqësuesit serbe ne veri, ka kërkuar heqjen vullnetare te këtyre bllokadave ne mënyrë qe te lirohen rrugët. Sikurse thuhej edhe ne komunikatën e lëshuar nga KFOR, nëse ne përfundim te ultimatumit nuk hiqen barrikadat nga vete qytetaret qe i kane vendosur, kjo do te behet nga trupat e KFOR-it. Lirimi i rrugëve dhe pikave doganore si dhe rifillimi i dialogut është edhe një nga kërkesat e ndërkombëtareve për zhbllokimin e tensioneve ne veri. Pala serbe ndërkohë ka bere te ditur me herët, se nuk ulet ne tryeze me palën kosovare për sa kohe qe gjendja ne veri mbetet e ndere.

Share This Video


Download

  
Report form