http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ore para se të vendosej takimi Rama - Basha në Presidencë, Partia Popullore Evropiane i kërkoi në mënyrë ultimative Partisë Demokratike, të mos bojkotojë zgjedhjet.Përmes nje deklarate qe erdhi pas videokonferencës me grupin e PD, presidenti i PPE-se, Zhozef Doll, bëri apel gjithashtu që opozita të angazhohej në dialog për zgjidhjen e krizës.?Regjistrimi dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme i të gjitha partive është i domosdoshëm. Unë gjithashtu përsërita se bojkoti i zgjedhjeve apo i parlamentit nuk janë aspak në përputhje me standardet e BE, apo të PPE. Në këtë kontekst, unë u sigurova nga PD se partia do të angazhohet në negociata të mëtejshme konstruktive me shumicën qeverisëse në mënyrë që të gjendet një zgjidhje. Gjithashtu, theksova se kompromisi i propozuar nga zv/presidenti i PPE, David McAllister javën e shkuar vendosi prioritetet e duhura për të siguruar që zgjedhjet të jenë sipas standardeve ndërkombëtare. Në këtë aspekt, unë u bëj thirrje të gjitha partive të angazhohen sinqerisht në gjetjen e një zgjidhjeje politike?.Por pavarësisht kërkesës se ndërkombëtareve, Partia Demokratike nuk ka ndryshuar asgjë nga qëndrimi i saj. Pas mbledhjes maratone me dyer te mbyllura, Lulzim Basha ka komunikuar vendimin e grupit. Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e qeverise teknike, si kusht per hyrjen ne zgjedhje.Por ne takimin e grupit parlamentar te Partisë Demokratike, i zhvilluar me dyer te mbyllura, nuk kane munguar zërat kritike te Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut. Zonja Topalli mësohet t?i ketë thënë kryetarit Basha se vendi dhe Partia Demokratike janë ne nje pike kritike.Kam besim i është drejtuar deputetja Topalli Lulzim Bashes se nuk do e lesh Partine Demokratike te shkoje ne piken e moskthimit. Nuk mund te rrëshqasim drejt te panjohurës ka vijuar ajo kritikat.Ndërsa per Majlinda Bregun te lesh 600 mije votues te Partisë Demokratike pa vote është genocid. Pavarësisht debateve grupi demokrat ka vendosur te shkohet ne negociata për qeveri teknike dhe mandatin e saj.