Erion Veliaj fajëson opozitën për azilkërkuesit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri për Mirëqenien Sociale Erion Veliaj bën fajtorë drejtuesit opozitarë të pushtetit vendor, për qytetarët që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropianë. Sipas tij, të dhënat flasin qartë se prejardhja e azilkërkueseve është nga komunat e drejtuara nga Partia Demokratike.I menjëhershëm ishte reagimi i Partisë Demokratike, e cila e konsideroi si të turpshme deklaratën e ministrit Veliaj. ?E turpshme si një anëtar i këtij kabineti që u kujdes dy vjet për mirëqenien personale e ndan Shqipërinë në tonën dhe të tyre. Njerëzit po ikin se qeveritarë dhe zotëria në fjalë kujdesen vetëm për mirëqenien e tyre. Qytetarët i kanë zhytur në mjerim, papunësia është rritur, çmimet po ashtu. Këta kridhen nëpër ekrane me suksese imagjinare. Shqiptarët po marrin rrugët e botës ndërsa këta janë strukur në luksin e siguruar nga lekët e shqiptarëve?. Gjatë muajve të fundit është rritur numri i qytetarëve shqiptarë të cilët kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian. Qeveria shqiptare ka deklaruar se këta qytetarë gënjehen nga grupime kriminale, të cilet synojnë përfitime të pandershme.

Share This Video


Download

  
Report form