http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dite pas themelimit të partisë së rë "Nisma për Kosovën", Kryetari i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, falenderoi përmes "Facebook" të gjithë mbështetësit dhe qetësoi kundërshtaret. Ish-sekretari i përgjithshëm i PDK-së, shprehu respekt, siç shkruan ai, edhe për ata që u frikësohen ndryshimeve, duke nënkuptuar këtu, partine e drejtuar nga Kryeministri Thaçi. Në fjalën e tij, Krasniqi shpalosi edhe programin e forcës më të re politike në Kosovë. Ndërsa kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës që t'i bashkohen kësaj partie, që sipas tij, është alternativa më e mirë. Në takimin prezantues që u mbajt në Pallatin e Sportit në Prishtine, u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë së re, si dhe Këshilli Kombëtar. Më herët, duke komentuar largimin e Limajt dhe Krasniqit, kryetari i PDK-së, njëherësh Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se do t'i fitojë zgjedhjet e ardhshme edhe pa dy ish-bashkëpunëtoret e tij të ngushtë.