A1 Report - "Join Raction 2015”, Peleshi: Bashkëpunimi, çelësi i suksesit

Report TV 2015-08-22

Views 0

Ka përfunduar me sukses stërvitja e përbashkët rajonale ?Join Raction 2015?.Me këtë rast, në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua një ceremoni përshëndetëse ku morën pjesë, Zv/Kryeministri i vendit, Niko Peleshi, Ministri i Punëve të Brendshëm, Saimir Tahiri, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe personalitet të tjera të vendit dhe të huaj.

Gjatë fjalës së tij, Zv/Kryeministri Niko Peleshi tha se emergjencat civile janë një sfidë e cila na vë përballë shumë vështirësive, por zgjidhjen e ka tek bashkëpunimi. Sipas tij, bashkëpunimi rajonal, por dhe aktorë brenda vendit janë një rrugë e rëndësishme për të përballuar fatkeqësit natyrore të ndryshme.
Zv/Kryeministri tha se programi i ndjekur në stërvitjen e ?Join Reaciton 2015? dhe vijueshmëria e bashkëpunimit me vëndet e rajonit dhe partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë një faktorë i rëndësishëm për të përballuar sfidat.

?Bashkëpunimi është në vetvete një sfidë, pasi ka shumë faktorë brenda. Komunikimin, kostot ekonomike..etj, por bashkëpunimi është thelbësorë për të mbërritur tek suksesi i një operacioni dhe jam i bindur se pavarësisht sfidave që do të kemi përpara, përmes bashkëpunimit do ia dalim mbanë të kalojmë çdo vështirësi dhe programe të tilla bashkëpunimi e trajnimi janë të rëndësishme në këtë drejtim?, tha Peleshi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, duke përshëndetur përfundimini e proçesit stërvitor, u shpreh se emergjencat civile janë të gatshme të përballen me sfidat që paraqiten në udhën e shoqërisë sonë. ?Asnjë vend nuk është imun ndaj fatkeqësive dhe emergjencave natyrore. Por, falë trajnimit dhe masave të marra, Shqipëria shkon më e përgatitur përballë këtyre sfidave falë ndihmës dhe kontributit të partnerëve?, theksoi Ministri i Brendshëm.

Po ashtu Ministri i Brendshëm bëri një rezyme dhe të problematikave të fundit të hasura në vend nga i nxehti. Ministri Tahiri tha se vetëm dje në Shqipëri ishin aktive 7 vatra zjarri me mbi 10 hektarë pyje e kullota. Sipas tij, zjarret e rëna kanë pasoja shkatërruese për ekonominë në atë zonë, për qytetarët, prandaj dhe masata duhen marrë dhe përgatitjet duhen maskimale, pasi kështu sigurojmë të ardhmen ekonomike e zhvillimore të vendit. Ai përfundoi duke shtuar se duhet një angazhim i të gjitha strukturave për të bërë një Shqipëri më të sigurtë.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli u shpreh se ?ndjehem e kënaqur me synimin e stërvistjes për rritje të mirëkuptimit, bashkëveprimit dhe ndërveprimit midis institucioneve, organizatave dhe vendeve partnere në përballimin e emergjencave civile në përmasa të mëdha sidomos roli ynë nuk është i çliruar nga rreziku i fatkeqësive natyrore, përkundrazi ?. Për ministren, të gjitha procedurat janë përmbushur me cilësi gjatë stërvistjes duke rritur bashkëpunimin civil-ushtarak, ndërveprueshmërinë midis agjencive të ndryshme ndërqeveritare, partnere jo qeveritare si dhe forcave e kapaciteteve tona ushtarake.

Kodheli shtoi se forcimi i mekanizmave të bashkëp...

Share This Video


Download

  
Report form