TIRANË - Në konferencën e organizuar nga qeveria për raportin e 100 ditëve të para të qeverisjes, nuk kanë munguar as gabimet e vogla të zv/Kryeministrit gjatë prezantimit të ministrave. Gjatë fjalës së tij për të ftuar në panel ministren Kumbaro, zv/Kryeministri Niko Peleshi ngatërroi mbiemrin e ministres me atë të Mirela Harritos."Ftoj në panel Ministren e Kulturës Mirela Harrito", tha Peleshi. Ministrja Kumbaro, edhe pse kishte rradhën për të folur në panel, për një çast dyshoi se ishte vërtetë rradha e saj. Zv/Kryeministri e kaloi me një batutë këtë çast duke i thënë: "E pashë që nuk e kishe mendjen". Nga ana tjetër, sapo ministrja mori fjalën, e cilësoi se mbiemri i saj është Kumbaro dhe jo Harrito. "Përshëndetje! Unë jam Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro".