TIRANË - Pamundësia për të frekuentuar pishinat apo plazhin në ditët e nxehta që sapo kanë nisur i detyrojnë disa nga fëmijët e kryeqytetit që të ?marrin rreze? në shatërvanin pas Pallatit të Kulturës. Pamjet që vijnë nga fëmijët që lahen në ujin e pandërruar të shatërvanit janë vërtetë të trishta.
Pëllumbi, babai i njërit prej fëmijëve që lahet në shatërvan, pohon për A1Report se ai nuk mund ta ndalojë fëmijën e tij të lahet aty pasi nuk ka mundësi që ta çojë në pishina apo në plazh.
Ndërkohë e vetmja vajzë mes djemve që lahet në shatërvan thotë se, kjo është mundësia e vetme që ajo ka për t?u larë pasi prej 4 muajsh në banesën e saj është ndërprerë energjia elektrike dhe uji.
Fëmijët pohojnë për A1Report se, ata kanë afro dy muaj që lahen në shatërvan. Ndërkohë autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë lidhur me këtë rast pavarësisht rrezikut që i kanoset fëmijëve për të marrë infeksione nga uji i shatërvanëve.