Edhe fëmijët e shkollës ndërkombëtare World Akademy of Tirana i janë bashkuar aktiviteteve që sot kryhen në gjithë botën për të treguar kujdes, dashuri dhe vëmendje për Planetin Tokë.
Të gjithë klasat, nga më të vegjëlit, deri te më të rriturit, bashkë me mësuesit, morën nismën për të pastruar mjediset e gjelbërta të Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë.
Duke u argëtuar, por njëkohësisht duke punuar për një mjedis më të pastër, fëmijët mblodhën thasët me mbeturina të hedhura rreth e qark, duke i depozituar në vendet e përshtatshme.