A1 Report - Protesta per devijimin e Radikes: Asnje pike uji nuk do leshohet

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË- Aleanca Kundër Devijimit të Lumenjve ka protestuar sërish gjatë ditës së sotme tek Piramida kundër projektit të Lumit Radika dhe në mbrojtje të lumit Vjosa. Ata kanë deklaruar se, "nuk do të lejojnë, që asnjë pikë ujë të devijojë nga Radika apo Vjosa".

Ata u shprehën se qeveria shqiptare ka keqinformuar popullin shqiptar në mbledhjen e pesë ministrave disa ditë më parë, për çështjen e lumit Radika.

"Dënoj lojën e disa politikanëve. Nëse ka gjë të paqartë, pyesni ministrat e tyre që u deklaruan hapur se nuk ekziston gjë e tillë. Atëherë, pse bëhet kjo interpelancë, për tu hedhur hi syve shqiptarëve? Ne nuk e pranonojmë këtë, nuk pranojmë të marrin Radikën, asnjë centimetër ujë nga Radika, nga Vjosa".

Sipas tyre, Vjosa është më e rrezikuar se Radika. Përfaqësuesit e Aleancës kanë deklaruar se, projekti ekziston. Ata deklaruan se disponojnë vendimin ku vërtetohet nevoja për vlerësimin e ndikimit.

Duke folur në protestë ata u shprehën se, "përmes këtij projekti Radika do të kthehet në Vardar, që të bëhet Vardari lumë i lundrueshëm, siç kanë thënë serbët".

"Me shqetësim shohim se qëndrimi i Bankës Botërore ka pësuar ndryshim. Në websitin e Bankës, më 24 Korrik 2011 është shpallur projekti i detajuar, që e kanë parë të gjithë".

Përfaqësues të Aleancës i bënë thirrje qeverisë të heqë dorë nga fushata e keqinformimit dhe të bëjë transparencën.

Share This Video


Download

  
Report form