A1 Report - Ruli: Protesta e 20 Shkurtit nuk do te behet per rrezimin e qeverise

Report TV 2015-08-21

Views 5

TIRANE- Protesta e Partisë Demokratike e parashikuar për t'u zhvilluar më 20 Shkurt, nuk do të bëhet për të rrëzuar qeverinë,por bëhet kundër arrogancës së saj. Kështu është shprehur sonte ish-ministri i Bujqësisë Genc Ruli, në studion e "A1 Report", i ftuar në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo".

Deputeti i PD-së ka folur lidhur me argumentet e kësaj proteste por edhe për bllokimin e furgonave të pasagjerëve, si një argument që tregon "arrogancën e kësaj qeverie", siç e cilësoi ai.

"Veprimi me arrogancë, me muskul policie nuk i zgjidh këto probleme. Rasti i furgonave, asnjëherë nuk është ndërhyrë siç duhet, por është segment në jetën ekonomike. Dua të kemi tjetër tablo të ndërtimit të transportit interurban", u shpreh Ruli, duke mos mohuar problemet që realisht ekzistojnë, por duke kritikuar më tepër qasjen ndaj tyre.

Më tej, deputeti demokrat, Genc Ruli është ndalur tek reforma territoriale-administrative, duke u shprehur se për miratimin e saj nevojitet konsensus.

Ndërkaq, Ruli tha se qeveria Rama ka bërë premtime gjatë fushatës elektorale të cilat s'mund t'i mbajë, duke u ndalur kryesisht tek premtimi për heqjen e taksave për 95 % të shqiptarëve dhe tek shëndetësia falas.

Le të fillojmë nga ngjarja më e rëndësishme për opozitën. Keni disa ditë që keni shpallur marshim protestë në 20 Shkurt. Ju duket pak herët që të protestoni, kur vetëm pak muaj ka qeveria e re që ka nisur punë?

Në realitetin politik e social, herët apo vonë, kjo varet nga problematika që krijohet, nga akumulimi i problemeve. E dyta për ta zhveshur nga ajo që thatë, kaq padurim për të protestuar nuk është protestim i flamurit apo interesit partiak, në kuptimin që PD-ja nuk po kërkon diçka ndryshe nga ç'meritojnë qytetarët. E kemi të freskët ligjin e 2009 që për tre vjet rresht thoshin: hapni kutitë. Protesta nuk është partiake. Po ta shihni edhe logoja a motivi i protestës është të protestojmë ndaj arrogancës së qeverisë. Arroganca qeverisëse mund të thotë prit 3 vjet, por mund të shfaqet dhe 3 ditë. Më mirë të reagosh kur arroganca është në fillim se sa në kaskadat e saj e të mos ketë rrugë të kthehet

Share This Video


Download

  
Report form