Paloka: Opozita gati per protesta për rrezimin e qeverise

RTV KLAN 2018-05-08

Views 1

Opozita pritet të përshkallëzojë aksionin e saj politik. Ndonëse nuk ka një vendim për bojkotin e parlamentit, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka paralajmëron nisjen e protestave kundër qeverisë.

?Nuk ka mediokër që beson se pas Tahiri fshihet Rama, do rrëzojmë Ramën me protesta, protestat janë një nga mënyrat që ne po përgatisim?.

Aksioni opozitar vjen pas akuzave ndaj ish-ministrit të Brendshëm, por Paloka thotë se Saimir Tahiri nuk është i vetmi zyrtar i lartë i qeverisë i përfshirë në afera kriminale dhe korruptive.

?I pari duhet të ikë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. S?ka sekrete, këtu një pjesë e emrave janë drejtues të policisë. Funksionarë të lartë dhe ish-ministra të tjerë janë përfshirë në çështje korrupsioni dhe do bëhën në vijim publike?.

Paloka komenton edhe nismën e demokratëve për heqjen e plotë të imunitetit të zyrtarëve të lartë, por thotë se për finalizimin e kësaj nisme duhen gjetur nga ana e ekspertëve të PD-së detaje që nuk lejojnë keqpërdorimin e saj nga ana e mazhorancës.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form