TIRANE- Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi e ka cilësuar arratisjen e 7 të burgosurve nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës një ditë më parë, një ngjarje të rëndë për sigurinë dhe rendin në vend. Sipas Halimit, ministri i Drejtësisë dhe ministri i Brendshëm ishin informuar më parë nga ish-drejtuesit e lartë të policisë dhe burgjeve lidhur me këtë ngjarje, por "nuk ishte marrë asnjë masë". Halimi tha se "raporti i ish-drejtuesve nuk u mor në konsideratë, por u flak, ashtu si punonjësit profesionistë".
"Ngjarja e djeshme është e rëndë për shtetin ligjor dhe sigurinë publike. Kurrë nga burgu i sigurisë së lartë i ndërtuar nga BE s'ka ndodhur më parë, ndërsa dje u larguan jo një por 7 të dënuar me burgim të përjetshëm. Jam krenar që pa mbushur 24 orë, arritëm të zbardhim zinxhirin e organizimit të kësaj arratisje, të evidentojmë përgjegjësitë por dhe të arrrestojmë 4 prej 7 të arratisurve kryesorë.
Dëshiroj të falenderoj edhe qytetarët për ndihmën e tyre, për të gjithë informacionin që ndanë me ne, duke i siguruar se Policia e Shtetit është në këmbë, krenare për t'i shërbyer sigurisë së tyre.
Dëshiroj të falenderoj dhe PD, që nuk priti të na kujtojë se shteti është shembur. Faktet flasin vetë që shtetin po, e gjetëm jo të shembur por të shkatërruar dhe inkriminuar deri në kockë, por edhe t'i garantoj se shteti është këtu, Policia e Shtetit është në këmbë për të garantuar jetën dhe pronën, sigurinë publike të çdo qytetari shqiptar.
Policia e Shtetit vijon hetimet së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme. Ky rast shërbeu për të bërë një skaner qelizor mbi çdo strukturë që deri dje ka dështuar ti shërbejë ligjit, apo që deri dje i ka shërbyer krimit, por që sot do të mbajë përgjegjësi për çdo veprim.