Report TV - Kullat e ujit rrezikojnë 3 fshatra në Fier, banorët: Nuk është marrë asnjë masë

Report TV 2018-05-14

Views 0

Banorët e tre fshatrave në Fier po u rrezikohet jeta pasi kullat që shërbenin si depozita uji tashmë të dala jashtë funksionit janë kthyer në rrezik serioz për banorët e Semanit, Shën Pjetrit dhe të Topojës. Dikur shërbenin për furnizimin me ujë tani janë kthyer në rrezik për banorët e zonës.

Ja tri kulla të cilat shërbenin si depozita uji për banorët e Semanit, Shën Pjetrit dhe Topojës në Fier. Amortizimi i këtyre kullave është kthyer në shqetësim për të gjithë kalimtarët, por edhe banorët të cilët i kanë afër shtëpive të tyre. Banorët nga ana e tyre duken mjaft të shqetësuar dhe kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përkatëse për evidentimin e këtij problemi serioz.  

 Situata sa vjen e përkeqësohet, por deri tani askush nuk është kujtuar që të marrë masa kundrejt një problematike të tillë.

Banorët e Fierit

Kullat e ngritura që dikur shërbenin për jetë sot po u rrezikojnë atë banorëve të tre fshatrave, ndërkohë që pushteti vendor i cili është e përgjegjës për marrjen e masave dhe evadimin e tyre deri tani as që është kujtuar.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS