A1 Report - Lufta per barnat grosistet nuk furnizojne spitalet

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANE- Kompanitë farmaceutike të regjistruara në vendin tonë kanë dalë kundër vendimit të ri të Ministrisë së Shëndetësisë për mënyrën e tenderimit të barnave, pasi nuk pranojnë firma të tjera konkurrente të cilat nuk janë të regjistruara në vend apo që vijnë pa autorizimin e prodhuesit të bëjnë furnizimin me ilaçe. Ky kundërshtim ka ardhur, pasi gjatë gjithë këtyre viteve këto kompani kanë krijuar monopolin e tyre duke sjellë barna të shtrenjta për institucionet shëndetësore dhe për pasojë më të pakta në sasi. Por, me vendimin e marrë nga Ministria e Shëndetësisë mes distributorëve dhe institucionit lindi një luftë e ashpër për çmimet, duke bërë që një pjesë e mirë e tenderave të mos kenë oferta nga kompanitë të regjistruara në Shqipëri, pavarësisht se një pjesë e mirë e këtyre tenderave po kryhet ashtu sikurse vite më parë.

Shembulli më flagrant është ai i tre tenderave të kryer së fundmi nga Ministria e Shëndetësisë, ku për 132 lloje barnash, kompanitë kanë shprehur interes vetëm për 65 prej tyre. Të dhënat e këtyre tre tenderave të shpallur tregojnë se nga 132 barna që u kërkuan të blihen, 114 prej tyre ishin të regjistruara dhe 18 të paregjistruara. Pavarësisht këtyre fakteve, ku pjesa me e madhe e barnave ishin të regjistruara në vendin tonë ashtu sikundër e parashikonte edhe procedura e mëparshme, sërisht kompanitë farmaceutike nuk kanë pranuar të hyjnë në tender, duke mos pranuar kushtet e këtyre të fundit. "Nga 132 barna, vetëm për 65 prej tyre pati interes nga kompanitë e sotme.

Fondi limit ka qenë 529,854,466 lekë, ofertat më të ulëta kanë ardhur 478,398,943 lekë, pra vetëm nga këto tre lote, ne kemi një përfitim ekonomik nga kursimi i fondeve publike 51,544,523 lekë ose 10% e fondit limit" tregojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo tregon se pavarësisht se procedurat kanë qenë të njëjta ashtu sikundër edhe një vit më parë, apo ashtu sikundër firmat farmaceutike i kërkonin gjatë debateve të hapura publike, ato sërish nuk kanë marrë pjesë në tender. Por, dështimi i tenderave nuk është bërë vetëm në këto 3 raste kur grosistët kanë shprehur interes për vetëm 50 % të barnave.

Përsëritja ka ndodhur tek të gjitha procedurat tenderiale, që për këtë vit parashikohen të kryhen 12 procedura prokurimi, dhe një procedurë e tillë të ketë deri në 40 lote (nënlloje) barnash. Përballë kësaj situate Ministria përcaktoi edhe ndryshimin e procedurave gjë që u pa që në tenderin "herceptinës" një medikament për të sëmurët me kancer. Procedura e tenderit ofronte 145 milionë lekë për 1881 njësi ilaçi.

Firma farmaceutike e regjistruar në Shqipëri ofroi një çmim vetëm 18 lekë më pak se oferta, kurse kompania e paregjistruar ofronte 123 milionë lekë nga 145 që ishte fondi limit, ndërkohë që bari që ofrohej nga kompania e dyte ishte i njëjti që është regjistruar në Shqipëri, dhe jo bar alternativ. Sa i përket 67 barnave të tjera, tashmë Ministria e Shëndetësisë do të hapë të tjera procedurash tenderi në mënyrë që të zbatojë ligjin, por...

Share This Video


Download

  
Report form