A1 Report - Ish kryeministri Anglez, Nuk kemi gisht ne dhunen ne Irak

Report TV 2015-08-22

Views 2

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair ka thënë se lufta e dhunshme që ka përfshirë Irakun është shkak i mosndërhyrjes në Siri dhe nuk ka të bëjë aspak me invazionet e vitit 2003. Duke folur për BBC-në, Blair tha se ideja se kriza aktuale në Irak ka ardhur si pasojë e rrëzimit të Saddam Hussein në vitin 2003 është e çuditshme. Blair thekson se pushtimi i Mosulit nga kryengritësit sunitë ishte e planifikuar përgjatë kufijve me Sirinë, e cila është prej 3 vitesh në një luftë civile dhe që ka shkaktuar mijëra të vdekur dhe miliona njerëz të zhvendosur. Sipas tij, dhuna aktuale në Irak është një çështje rajonale me efekte gjithëpërfshirëse. Blair ka theksuar se çdo herë që Britania ka refuzuar të veprojë, është detyruar të ndërmarrë më tej veprime edhe më të mëdha. Sipas Blair, ka mënyra të ndryshme kundërpërgjigjeje, nga të cilat mund të zgjidhen konfliktet. E rëndëishsme sipas tij është se ekstremistët duhet të dinë se pas çdo akti terrorizmi, Britania do t'i godasë. Vetëm në gusht të 2013-ës, një sulm me lëndë kimike në Damask la të vdekur qindra persona. Pak ditë më pas, parlamentarët e Britanisë hodhë poshtë idenë për një sulm ajror ndaj qeverisjes së Bashar Al Assad, me qëllim ndëshkimin e përdorimit të armëve kimike.
Po bëhet gati një javë që kur nisën luftimet në Irak. Ndërkohë kjo e fundit po pret ndërhyrjen ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Share This Video


Download

  
Report form