Në orën 10:20 minuta një grup ish të përndjekurish politikë nisën një grevë urie 24 orëshe. Ata janë ulur këmbëkryq në një lulishte afër godinës Insitutit të të Përndjekurve Politikë, përballë Parlamentit.
Fatmir Hoxha, drejtuesi i protestës dhe grevës së urisë, i cili mban dhe postin e Kryetarit të Partisë së të Drejtave të Mohuara thotë se hyjnë në grevë urie se psai ndihen të mashtruar nga qeveria. Ai thotë se Instituti i të Përndjekurve politikë nuk përfaqëson ata, pasi në krye të këtij institucioni janë emëruar njerëz të qeverisë. Ai i bën thirrje ministrit të Brendshëm të heqë dorë nga provokimet.
"Tahiri të heqë dorë nga provokimet. Nuk jemi për t'ju destabilizuar. Ata nuk kanë të drejtë të provokojnë. Insityutit I të përndjekurve politikë nuk mbron interesat tona. Ata janë të emerërua nga qeveria shqiptare. Kanë ardhur nga Vlora, Kavaja Elbasani. Kjo politikë është qesharake. Na u premtua që do të na jepet dëmshpërblimi dhe do të hapen dosjet. Kemi marrë një pakicë të vogël sa as lekë varrimi nuk quhen" tha Fatmir Hoxha në një prononcim për gazetaren e "Ora News", Manjola Hasa.