Sali Berisha, në kohën kur ka qenë Kryeministër, ka mbajtur një fjalim në Nju Jork në një takim të klerikut Fetullah Gulen.
Këtë fakt e konfirmoi vetë ish-Kryeministri në një intervistë në emisionin ?Opinion?. Berisha tha se në atë kohë Presidenti Erdogan dhe kleriku Gylen kanë qenë bashkëpunëtorë. Madje, Sali Berisha pohoi se ka qenë Erdogan që e ftoi në takimin gylenist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
?Marrëdhëniet për kohën që unë kam qenë, kanë qenë institucione turke, institucione shqiptare. Në një nga takimet kam parë, në një sallë në Nju Jork, s?kisha parë ndonjëherë sallë aq të madhe, ai ishte takim gylenist. Erdogan më kërkoi që të shkoja dhe unë shkova fola. Mbajta fjalim?, deklaroi Sali Berisha. /tvklan.al