A1 Report - Korçë, Peleshi: Faturat e energjisë nuk paguhen as nga institucionet

Report TV 2015-08-21

Views 0

KORCË - Zëvendës Kryeministri i Shqipërisë Niko Peleshi ka deklaruar se humbja më e madhe në rrjetin e energjisë elektrike vjen nga mosshlyerja e faturave nga institucionet shtetërore. Nga Korça, Peleshi tha se faturat e debitorëve janë mjaft tronditëse dhe në to përfshihen edhe vetë punonjësit e CEZ.

"Po të shikosh listën e institucioneve buxhetore janë pothuajse të gjithë debitorë me debi të mbartura. Vjedhja e energjisë elektrike është po aq e rëndë sa vjedhja e pronës së tjetrit. Nuk ka bërë së pari minimumin e xhestit që të paguajë faturën dhe të mos jetë debitor që të ketë të drejtë të trokasë tek tjetri, dhe deri te drejtuesit e CEZ-it", u shpreh zv/Kryeministri Niko Peleshi.

Peleshi vuri theksin edhe tek reforma territoriale administrative si një domosdoshmëri e cila duhet të zbatohet, pasi sipas tij është një reformë për gjithë shqiptarët.

"Natyrisht që reforma territoriale-administrative nuk është një reformë politike, nuk është një reformë e një partie, nuk është një reformë e një mandati, është një reformë për të gjithë shqiptarët dhe për gjithë Shqipërinë", deklaroi për mediat Peleshi.

Për muajin janar në rrethin e Korçës, fatura e arkëtimit kap shifrën rreth 24 milion lekë të reja më shumë se vitin e kaluar.

Share This Video


Download

  
Report form