A1 Report - Akuza: Gruaja e futbollistit vdiq nga pakujdesia, në gjyq 2 mjekë

Report TV 2015-08-22

Views 6

TIRANE - Mjekimi i pakujdesshëm i mori jetën Dorjana Hakës, bashkëshortes së portierit të skuadrës së ?Partizanit? Alban Hoxha, e cila u nda nga jeta një vit më parë 16 ditë pasi solli në jetë një djalë.

Është kjo akuza që ka ngritur Prokuroria e Tiranës në përfundim të hetimeve për vdekjen e të resë. A1Report ka siguruar një kopje të materialeve hetimore, ku rezulton se shkaktarë për vdekjen e Dorjanës pas lindjes së djalit janë bërë dy mjekët e maternitetit. Kështu, organi i akuzës çon në gjyq gjinekologun Petrit Rexhepi dhe anestezisten Elona Burba. Prokuroria shprehet se mjekimi gjatë dhe pas operacionit për lindjen e fëmijës, ka qenë i mangët. Nga hetimet prokuroria ka faktuar se gjatë shtatzënisë e ndjera nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor dhe se nderlikimet kane nisur pas lindjes.

Dorjana Haka arriti të sjellë në jetë fëmijën e saj me futbollistin e kombetares, një djalë. Nga dëshmitë e familjarëve të Alban Hoxhës rezulton se 30 minuta pasi e reja ka hyrë në sallën e lindjes, infermierja ka dalë duke i njoftuar se operacioni mbaroi me sukses dhe fëmija ishte shumë mirë me peshë 390 gram. Më pas Dorjana është vizituar nga pjesëtarët e familjes dhe doktori ka komunikuar me Albanin duke i treguar se ka qenë një lindje shumë e mirë dhe pa probleme.

Hetimet: Mjeket neglizhuan kontrollin e gjendjes shendetesore pas lindjes
Nga hetimet e akuzës për këtë rast, ka rezultuar se pas operacionit Dorjana Haka ka pasur kontroll të pamjaftueshëm mjekësor nga ana e mjekëve. Shkak i përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore, sipas prokurorisë, ka qenë tromboza totale e sinuseve kavernoze të trupit.

E për këto arsye prokuroria e Tiranës shprehet se rezulton e provuar se të pandehurit Petrit Rexhepi dhe Elona Burba kanë konsumuar elementët e veprës penale të mjekimit të pakujdesshëm.

Gjendja e Dorjanës u përkeqësua, ndërroi jetë 16 ditë nga lindja
Por paçka se mjekët familjarëve i kishin thënë se Dorjana do dilte një ditë pas operacionit, përkeqësimi ka ndodhur ditën e tretë të lindjes ku në orën 15:30 Dorjana pati dhimbje koke. Pas këtij komplikacioni Dorjana Haka është transferuar nga spitali ?Koço Gliozheni? për në spitalin numër 2 në Tiranë ku është marrë në dorëzim nga mjeku Mentor Petrela, por në ditën e 16 pas lindjes ajo ka humbur jetën.

Share This Video


Download

  
Report form