A1 Report - Lezhe, qellon kusheririn me arme zjarri nga pakujdesia, vdes 18-vjeçari

Report TV 2015-08-22

Views 1

LEZHË- Pastronin armën e zjarrit, por vret aksidentalisht kushëririn e tij 18 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të mbrëmjes së të martës në fshatin Mërcinë në rrethin e Lezhës. Policia e Lezhës njofton se 18-vjeçari Kristjan Prendi, i cili duket edhe në këtë foto është qëlluar me dy plumba në kokë nga kushëriri i tij, Marjol Qose 20 vjeç.

Policia pasi ka bërë shoqërimin e këtij të fundit në komisariatin e Lezhës ka bërë të ditur se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia, nisur nga deklarata e 20-vjeçarit.

Qose ka pranuar krimin dhe është justifikuar se pikërisht në këtë vend që shihet në pamje, pranë banesave të tyre në aksin Mërcinë-Lezhë, autori dhe viktima kanë qenë duke pastruar armën e zjarrit të llojit automatik. Ai e ka qëlluar kushëririn e tij aksidentalisht me armë zjarri në kokë.

Mësohet se 18-vjeçari ka mbërritur në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Lezhës, por ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Ajo që bie në sy është fakti se si autori ashtu edhe viktima, kushërinj me njëri-tjetrin në rrjetin social "Facebook" kanë publikuar foto të tyre, duke mbajtur armë zjarri automatikë. Autori Marjol Qose është shoqëruar në komisariat dhe i është sekuestruar arma e krimit.

Share This Video


Download

  
Report form