I vdiq gruaja 5 ditë pas martesës, 27 vjeçari del nga spitali dhe rrëzon pistën e vetëhelmimit

Report TV 2019-12-15

Views 1

LIBRAZHD - Olsi Hajdari ka dalë nga spitali dhe tashmë ndodhet pranë familjes së ti në fshatin Xhyrë të Librazhdit. Teksa është mirë me shëndet, gjendja e tij psikologjike është e rënduar pas humbjes së bashkëshortes, Rezarta Hajdari, e cila ndërroi jetë më 13 dhjetor në dhomën e tyre të gjumit, vetëm 5 ditë pasi çifti ishin martuar.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë të ndajres nga jeta të 19-vjeçares, ndërsa nga dëshmia e Olsi Hajdarit, 27-vjeçar, bie poshtë pista e vetëhelmimit ose helmimit.

Share This Video


Download

  
Report form