Gruaja e pret te fejuarin per 14 vite: 10 dite para marteses e arrestuan dhe e denuan me vdekje

RTV KLAN 2020-02-14

Views 0

?Historia ime?, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e veçantë të dashurisë mes një çifti. Ata kanë kaluar mjaft pengesa, por dashuria e tyre e sinqertë arriti të triumfojë. Meliha Muça, 86 vjeç ka treguar në studio se kur ishte 16 vjeç familja e fejoi me shkuesi. Çifti e pëlqeu njëri-tjetrin dhe vendosën që pas një viti të martoheshin, por gjërat nuk rrodhën aspak ashtu si ata e kishin menduar.

10 ditë para martesës, Ismaili arrestohet për politikë dhe dënohet me vdekje nga rregjimi i asaj kohe. Lajmi ishte tronditës për Melihanë, e cila çdo ditë zgjohej me frikën se ndoshta ishte dita, kur vendimi për të fejuarin e saj do realizohej.

Pas 3 muajsh, vendimi për të ndryshon dhe ai dënohet me 25 vite burg. Meliha tashmë kishte presionin e të afërmve të saj, që të prishte fejesën me Ismailin, por ajo vendosi të dëgjonte zemrën dhe ta priste. Edhe nëse ai nuk dilte nga burgu, Meliha vendosi të mos martohej me asnjë person tjetër, por të qëndronte e vetme deri në fund të jetës.

Share This Video


Download

  
Report form