A1 Report - Lezhe, vizita ortopedike falas nga mjeke italiane

Report TV 2015-08-21

Views 2

Çanta në shpinë, mënyra e qëndrimit në klase janë faktorë që ndikojnë në shëndetin ortopedik të fëmijëve. Nevoja për një kontroll të këtyre sëmundjeve të lidhur me këta faktorë ka nxitur një projekt të përbashkët të bashkisë lezhë dhe spitalit italian, për vizita mjekësore falas të nxënësve të shkollave 9 vjeçare të këtij qyteti. Sipas mjekut italian në fushën e ortopedisë Karlo Seli, kryerja e një vizite ortopedike është shumë e rëndësishme pasi trajtimi i tyre në kohë shmang çrregullime të mëvonshme. Gjatë vizitave të nxënësve të shkollës 9 vjeçare Nënë Tereza në qytetin e Lezhës janë identifikuar patologji të ndryshme, të cilat do të përbëjnë edhe rast studimor për të përcaktuar shkallën e këtyre sëmundjeve ortopedike.

Share This Video


Download

  
Report form