?Unë zgjedh drejtësinë e korruptuar? - Ky është ky sta" />
?Unë zgjedh drejtësinë e korruptuar? - Ky është ky sta"/>

A1 Report - Endira Bushati lë "gojëhapur": Zgjedh drejtësinë e korruptuar

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - Ndodh edhe kështu!

?Unë zgjedh drejtësinë e korruptuar? - Ky është ky statusi absurd i juristes Endira Bushati që ka ngjallur replika të forta në rrjetin social Facebook dhe mbi të gjitha habi se si një juriste shprehet se preferon gjyqtarë të korruptuar.

?Mes një Drejtësie të korruptuar dhe një Drejtësie në duart e Ramës dhe Metës apo kushdo qoftë kryeministri, unë zgjedh të parën!?, shkruan zonja Bushati në profilin e saj.

Menjëherë pas këtij statusi kanë vërshuar komentet, ku disa prej tyre thonë se mes dy të këqijave duhet të zgjedhësh të keqen më të vogël. Por në këtë rast komentuesit janë treguar të "mençur", pasi nuk kanë specifikuar se kush është e keqja më e vogël, drejtësia e korruptuar, apo drejtësia në duart e Ramës, siç thotë Bushati.

?Një drejtësi politike është më e dëmshme se një e korruptuar!?, - i përgjigjet komentuesve zonja Bushati.

Replikat më të forta juristja i ka pasur me një qytetar, emrin e të cilit nuk po e publikojmë për të mos shkelur privatësinë, i cili ka vënë në pikëpyetje logjikën juridike të zonjës Bushati. Ish-kryetarja e AMA-s ia zgjidh dilemën komentuesit duke ju përgjigjur: Cdo jurist në botë, të siguroj që preferon një drejtësi të korruptuar më parë se një drejtësi në duart e kryeministrit.

Replikat ne Facebook pas statusit te Endira Bushatit

Komentuesi: Të jetë vallë juriste dmth person me logjikë të fortë juridike Endira!? Për këtë dyshoj politika e paska deformuar kaq shumë!!
Endira Bushati?pikërisht pse jam, e them! Thellohu!
Komentuesi: No coment!
Endira Bushati Merru (po te duash) me ate qe them, jo me personin tim! Mos ma qaj hallin per logjike juridike.....!!!!!
Komentuesi: Mbase e kam gabim por juristet dhe mjeket mendoj se nuk duhet te merren me politike aktive. Vete profesioni i ben te pavarur nga politika.
A mund te kete jurist ne bote te pohoje se eshte me e mire nje drejtesi e KORUPTUAR se nje drejtesi e drejtuar nga kundershtaret e saj politike ?????!!!!!
Endira Bushati Une bej nje dallim mes mjekut dhe juristit! Juristit i vjen natyrale! Cdo jurist ne bote, te siguroj qe preferon nje drejtesi te korruptuar me pare se nje drejtesi ne duart e kryeministrit, kushdo qofte ai! Pse-ne e gjen qe nga viti 1215!
Komentuesi: ???????????!!!!!!!!!!!

Share This Video


Download

  
Report form