A1 Report - Donald ​Lu: Zyrtarë të korruptuar të dënohen me burg

Report TV 2015-08-22

Views 4

E vetmja mënyrë për të rikthyer besimin te qytetarët është përmbushja e reformës në drejtësi. Këtë ka theksuar ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

?Qytetarët shqiptarë të kuptojnë se cilët gjyqtarë e prokurorë janë të korruptuar dhe cilët janë të ndershëm që bëjnë punën e tyre. Si mund ta fitojnë qytetarët besimin tek gjyqësori, që ai të marrë një vendim të drejtë pa marrë në këmbim një thes me para? Përmes reformës gjithëpërfshirëse. Ekspertë nga SHBA, BE dhe KiE kanë investuar në mbështetje të kësaj reforme. Deputeti Eduard Halimi bëri të ditur se opozita do të marrë pjesë në komisionin e reformës. Qytetarët duhet të ndihen të sigurt që ky proces të ecë përpara?, u shpreh Lu.

Zhvillimi i teknologjisë në drejtësi sipas ambasadorit do të rrisë dënimet për më shumë kriminelë apo zyrtarë të korruptuar.

?Neve jo vetëm që na intereson që qytetarët e zakonshëm të marrin drejtësinë prej gjykatësve të tyre, por shpresojmë që përmes reformës në drejtësi dhe teknologjive të reja më shumë kriminelë të dhunshëm, personazhe të krimit të organizuar dhe zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë të dënohen dhe të shkojnë në burg. Shqipëria do të ishte më mirë me më pak kriminelë që lëvizin në rrugët e saj?, thekson ambasadori.

Deklaratat u bënë gjatë inaugurimit të Arkivit Qendror, ku do të ruhen regjistrimet dixhitale audio të seancave gjyqësore. Inspektorët gjyqësorë do ta përdorin arkivin qendror për të hetuar ankesat kundër gjyqtarëve, si dhe për të mbështetur me të dhëna vlerësimin e gjyqtarëve për promovim apo marrje masash disiplinore. - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/donald---8203-lu-zyrtar--t--korruptuar-t--d-nohen-me-burg-304558.html#sthash.3fZ1ffgX.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS