A1 Report - BE, Gaiani: Vota e Italise, pozitive te denohen zyrtaret e korruptuar

Report TV 2015-08-22

Views 2

SHKODER - "Vota e Italisë ndaj Shqipërisë ka qenë gjithnjë pozitive, por i duhet të tregojë më tepër në ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar" Këtë deklaratë e ka bërë ambasadori i Italisë në vendin tonë Massimo Gaiani, duke folur nga Shkodra ku ka ka qenë i pranishëm në pritjen me rastin e Festës së Rpublikës Italiane.

Sipas ambasadorit italian pavarësisht ndryshimeve që kanë sjellë zgjedhjet në Parlamentin Evropian, vota e Italisë ndaj Shqipërisë ka qenë gjithnjë pozitive.

"Të presim dhe të shohim kur të mblidhet Parlamenti i ri Evropian . Sigurisht një Analizë e votës së Italisë ka qenë shumë pozitive, ka qenë një konfirmim në terma shumë të qartë të rrugës që qeveria italiane do të bëjë, dhe në politikën italiane bën pjesë ajo e zgjerimit."tha Gaiani

I pyetur lidhur me luftën ndaj korrupsionit dhe deklaratave të bëra nga qeveria dhe prokuroria për daljen para përgjegjësisë së zyrtarëve të lartë, Gaiani tha se Shqipëria duhet të ndjekë ligjet qoftë edhe me zyrtarët.

"Ju vetë e dhatë pergjigjen. Drejtësia duhet ndjekë ligjet e kjo më duket normale." theksoi Gaiani.

Sa i përket luftës ndaj narkotrafikut, ambasadori italian nënvizoi se kapja e sasive të mëdha të drogës nga autoritetet shqiptare, tregon sipas tij se shteti funksionon.
Megjithatë sipas tij, kjo punë duhet të vazhdojë dhe veçanërisht në reformat e kërkuara nga BE, në kuadër të integrimit.

"Fakti që ka kaq shumë sekuestrime do të thotë se aksioni i autoriteteve funksionon. Pra, kjo është një shenjë pozitive dhe shpresojmë që ky aksion kundër këtij fenomeni që prek shoqërinë si në Europë edhe këtu të vazhdojë. Ajo që Europa pret është përmbushja e atyre reformave që Europa ka kërkuar për Shqipërinë. Kjo është fondamentale, pastaj në çdo shoqëri ka njerëz që gabojnë, por ajo që analizohet është kapaciteti i një vendi për të permbushur ato reforma që duhen në rrugën drejt Bashkimit Europian."u shpreh kreu i diplomacisë italiane.

Ambasadori i Italisë në vendin tonë Massimo Gaiani ka qënë i pranishëm në pritjen me rastin e Festës së Rpublikës Italiane të organizuar në Pallatin Italia në metropolin verior, ku ishin të pranishëm përfaqësues të pushtetit lokal, qëndror dhe të klerit.

Share This Video


Download

  
Report form