A1 Report - Oktapodi Regina zgjedh Gjermaninë fituese në ndeshjen me Portugalinë

Report TV 2015-08-22

Views 11

BERLIN- Ky oktapod i quajtur 'Regina' u prezantua në mediat e Berlinit, ndërsa ajo bëri parashikimin e parë për ndeshjen e ardhshme të Kupës së Botës 2014. Oktapodi zgjodhi Gjermaninë si mundëse të Portugalisë në përballjen e të hënës në Brazil. Ajo dukej mjaft e vendosur ndërsa u drejtua menjëherë drejt flamurit të Gjermanisë.

Kujdestari i akuariumit, Martin Hansel, tha se zgjedhja e oktapodit ishte mëse e qartë dhe fakti që sardelja në enën e Portugalisë është ende aty, do të thotë se nuk është shumë e shijshme për preferencat e Reginës, është shprehur ai.

Pritshmëritë ndaj fuqive parashikuese të Reginëse janë shumë të larta për tifozët gjermanë, pas paraardhësit të saj Paul, i cili parashikoi të sakta 12 nga 14 ndeshje të botërorit të kaluar.

Hansel shtoi gjithashtu se ata janë të bindur se oktapodi do ja dalë, ashtu si dhe paraardhësi i tij para katër vitesh, pasi si duket ata thjesht janë të aftë për këtë gjë, dhe presin që rezultati të jetë me patjetër fitorja e Gjermanisë.

Oktapodi Paul, i cili nuk jeton më, u shndërrua në një sensacion gjatë botërorit të vitit 2010-të nga fansat e futbollit dhe stacionet televizive i transmetonin live parashikimet e tij, ashtu siç bënë dhe për parashikimin e parë të Rexhinës.

Shumë njerëz i konsiderojnë oktapodin si kafshët më të zgjuara të jovertebrorëve, megjithatë 'Regina' duhet të provojë ende aftësitë e saj. Si konkurrente ka breshkën e famshme braziliane të quajtur 'koka e madhe' parashikimi i të cilës rezultoi i saktë me fitoren e Brazilit në ndeshjen e parë të Kupës së Botës kundër Kroacisë.

Share This Video


Download

  
Report form