A1 Report - Franca sfidon Gjermaninë, samit ekonomik për Ballkanin Perëndimor

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - Ministri francez për Çështjet Europiane Harlem Desir, deklaroi në konferencën e përbashkët që zhvilloi në Tiranë me ministrat Bushati e Gjosha se vitin e ardhshëm në Paris do të zhvillohet një samit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

?Pas samitit të Vjenës dhe atij të Berlinit. Vitin tjetër në Paris samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo do t?i ndihmojë për sfidat ekonomike. Kemi projekte konkrete bashkëpunimi në fushën e drejtësisë si bashkëpunimi mes shkollave të magjistraturës, besojmë se do kemi avancim edhe në fushën ekonomike.?- u shpreh ministri francez Harlem Desir.

Gjatë fjalës së tij ministri francez për Çështjet Europiane konfirmoi mbështetjen e Francës për Shqipërinë për procesion e integrimit Evropian.

?Kam ardhur të konfirmoj mbështetjen e Francës për Shqipërinë për procesion e integrimit Evropian. Franca vendi i parë që mbështeti e inkurajoi vendet e BE për integrimin në BE. Këtë e ka bërë që në samitin e vitit 200 kur kishte presidencën.?- tha Desir.

Ndërsa vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria Desir vuri në dukej se ka ende gjëra për të bërë kryesisht në luftën kundër korrupsionit.

?Ka përparuar shumë në 5 prirottete, por ka ende për të bërë për luftën kundër korrupsion. ?- u shpreh Desir.

Më tej ai vlerësoi Shqipërinë si faktor stabiliteti në rajon duke vlerësuar këtu edhe shkëmbimin e vizitave mes kryeministrave Rama e Vuçiç.

?Përshëndes rolin e rëndësishëm që Shqipëria ka luajtur në Rajon. Dua të përshëndes për rolin që ndërmarrë në rajon. Shqipëria ka një rol kryesor për stabilitetin në Rajon. Vlerësoj shkëmbimet e vizitave të Ramës e Vuçiç. Në rajon ka ende shumë probleme, si në Maqedoni ashtu edhe në Bosnjë.?- tha Desir.


Bushati: E falënderuam për mbështetjen. Gjosha: Bindje për një progres-raport pozitiv
Në konferencën e përbashkët të ministrave Bushati- Gjosha- Desir, ministri i jashtëm shqiptar shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Francës për procesin e integrimit.

?Falënderova Desir për mbështetjen e Francës në procesin e Integrimit. Mirënjohje për praninë e tyre në rajon.?- u shpreh Bushati.

Ndërkohë që Gjosha deklaroi se informoi ministrin francez për Çështjet Europiane Desir për ecurinë e plotësimit të 5 prioriteteve duke shprehur se në shtator do të kenë një progres raport pozitiv.

?E informuam për ecurinë që kemi pasur për 5 prioritetet. Jemi të bindur që do kemi në progres raport-potiv në vjeshtë.?- tha Gjosha.

Share This Video


Download

  
Report form