Franca del me qëndrim të ri sa i përket hapjes së negociatave me Shkupin dhe Tiranën. Ambasadori francez Kristijan Timonie për dallim nga deklaratat e mëparshme ku theksonte se njëherë duhet të reformohet zgjerimi dhe më pas të hapen negociatat, tani thekson se dy proceset mund të bëhen paralelisht, përkatësisht edhe hapja e negociatave edhe zbatimi i metodologjisë.
Kreu i Parlamentit Europian tha se harta e BE-së duhet të zgjerohet me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Këto komente Sasoli i bëri pas takimit me krerët e Kuvendeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër zv.kryeministri për çështje europiane Bujar Osmani i cili gjithashtu ndodhet në Bruksel tha se ka sinjale pozitive për fillimin e bisedimeve me BE-në para muajit maj. Me rëndësi sipas tij është që ligji për prokurorinë të sillet me konsensus që t?i merren, siç tha ai, argumentet vende të cilat janë kundër zgjerimit të BE-së.