LUSHNJE- Pyjet e Lushnjës janë dëmtuar tej mase dhe shkak për këtë situatë nuk janë vetëm banorët e zonës që abuzojnë me prerjen e tyre, por edhe bashkëpunimi dhe korruptimi i rojeve.
Këtë fakt e pohon vetë drejtori rajonal i Pyjores në Lushnjë, Adrian Koçi, i cili ka paralajmëruar sanksione të rënda për personat që kapen dhe dyshohet se abuzojnë me prerjen e pyjeve.
Sipas tij vetëm gjatë ditëve të fundit janë ndaluar 8 persona dhe për 20 të tjerë ka nisur procedim penal për prerjen e paligjshme të pyjeve, sidomos në zonën e mbrojtur në Pyllin e Ardenicës.