TIRANE - Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi sqaron mënyrën se cili do të jetë roli i kryetarëve të bashkive në raport me policinë. Ministri Çuçi duke folur për A1 Report, nënvizon se policia bashkiake është një strukturë që ka dështuar në rolin e saj dhe kjo e bën të domosdoshme shkrirjen.
Por mes te tjerash ministri sqaron se kryetarët e rinj të bashkive do të kenë mundësinë të japin urdhra administrativë për çështje që lidhen me bashkinë. Një çështje që pritet të hapë diskutime, është ideja për të rikthyer në teza, ku kryetarët e bashkive do të japin aprovimin për drejtorët e policisë.
Ministri Çuçi u ndal edhe te vendimi djeshëm i një pjese të kryetarëve të bashkive të djatha, duke u shprehur i keqardhur, pasi 9 prej tyre kishin konfirmuar se do ishin të pranishëm, por një urdhër politik bëri që të ndryshonin qëndrim. Më tej u shpreh optimist se kryetarët e bashkive të djathta do reflektojnë, duke qenë pa bashkëpunimin me qeverinë nuk do vënë në jetë premtimet elektorale.