A1 Report - Çuçi: Qeveria Berisha ne 5 vjet asnje kallezim per korrupsion

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË - Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri krijon hapësira për korrupsion, dhe me hartimin e strategjisë së re antikorrupsion synohet që të mbyllen këto hapësira. Kështu është shprehur ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, i ftuar në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo". Ministri Çuçi është shprehur se aktualisht po punohet për hartimin e kësaj strategjie, e cila tashmë është në formën e një skice-ide. Sipas ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore kjo reformë dhe paketë anti-korrupsion ka gjetur edhe përkrahjen dhe vlerësimin e ndërkombëtarëve, me të cilët edhe është duke u bashkëpunuar për hartimin e saj. Ndërkaq, ministri Çuçi ka sqaruar se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë vetëm disa vepra penale të listuara në paketën e re anti-korrupsion. Çuçi bëri të ditur faktin tronditës se Departamenti Anti-Korrupsion i qeverisë Berisha në pesë vitet e fundit nuk ka asnjë dosje, asnjë kallëzim penal. Pikërisht sot në hotel "Sheraton" u zhvillua konferencë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Ministria për Çështjet Vendore dhe UNDP për paraqitjen e draftit kundër korrupsionit si prioritet bazë i qeverisë Rama, ku Çuçi është bashkëhartues.

Share This Video


Download

  
Report form