A1 Report - Intervista e plote e Bashkim Finos per A1 Report

Report TV 2015-08-22

Views 4

TIRANE- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, deputeti i PS-së Bashkim Fino deklaron se marsi është afati i fundit për opozitën, në të kundërt mazhoranca do e miratojë vetë reformën pasi i ka votat në Parlament.

Në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj, të tv A1 Report, Fino thotë se mazhoranca do të presë përgjigjen e PD për ftesën që kryeministri Rama i bëri kryetarit të PD-së për t'u takuar për ndarjen e re territoriale, por shton se edhe durimi ka një kufi ligjor.

"Faktori ndërkombëtar të gjithë ambasadorët janë totalisht pro bërjes së kësaj reformë. Zoti Çuçi ka bërë marrëveshje me ta, kanë dhënë fonde . Flasin me të njëjten gjuhë me ne dhe opozitën. Shpresoj që fjala e tyre të dëgjohet nga opozita. Në fund të fundit ne do i degjojmë por do udheheqim si ka deklaruar dhe vetë kryeministri Edi Rama. Ka një kufi durimi jonë, ,ka kaluar 1 muaj e gjysëm për komision bipartisan. Shpresojmë që brenda marsit ta zgjidhim këtë situatë, ose të vijnë të bashkëpunojnë ose do e miratojmë këtë reformë të domosdoshme si mazhorancë," nënvizon Fino.

Deputeti i PS-së përsërit se kjo reformë nuk prek zgjedhjet parlamentare por ka ndikim vetëm në zgjedhjet lokale.

Share This Video


Download

  
Report form