Sa më shumë që i afrohemi datës 7 shkurt, aq më e nxehtë bëhet gara për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Report Tv ka siguruar në mënyrë ekskluzive përgjigjen që sekretari i përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, i ka kthyer kandidatit Bashkim Fino, pasi ky i fundit kishte kërkuar publikimin e listës së delegatëve me të drejtë vote.
?Nuk e kemi detyrim ligjor një gjë të tillë, për çdo gjë tjetër mbahemi në kontakt.?, është përgjigjja. Mënjëherë më pas, Fino ka hedhur akuza se gara ka mungesë transparence dhe pastërtie.