Dite e Re - Zgjedhjet në FSHF, Dervishi kundër kandidaturës së Bashkim Finos

Ora News Emisione 2018-05-10

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arben Dervishi, Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, është shprehur se nuk është e drejtë që një deputet të marrë pjesë në zgjedhje. I ftuar në Ditë e Re, Dervishi nënvizoi faktin se është hera e parë që një politikan merr pjesë në zgjedhjet e FSHF-së.

Arben Dervishi: ?Në vitin 2018 ne kemi bërë një hap mbrapa, kemi një kandidat nga politika. Është me të vërtetë pa sens sepse politika nuk ka përse të ndërhyjë tek sporti. Politika duhet që ta ndihmojë sportin për zhvillimin e tij por nuk duhet të ndërhyjë në zgjedhje. Kjo është ajo që na trishton.?

Përballë presidentit aktual të FSHF-së Armand Duka është deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino. Dervishi tha se kjo gjë na ka vendosur në qendër të UEFA-s që ka deklaruar se do të ketë tolerance zero për shkak se futbolli shqiptar ka edhe precedentë të mëparshëm të ndërhyrjes së politikës.

Arben Dervishi: ?UEFA tek ne ka parë precedent. Ne kemi pasur shumë precedentë. UEFA në statutin e saj thotë se toleranca e ndërhyrjes së politikës në futboll është zero. Spanja që është kampione e botës mund të përjashtohet nga kampionati botëror për arsye se qeveria spanjolle ka ndërhyrë në punët e Federatës Spanjolle të Futbollit. Edhe tek ne UEFA duke parë këto precedentë, monitorimin e ka më të madh sepse ne e kemi bërë dy herë.

Dy herë Shqipëria ka qenë e pezulluar nga aktivitet ndërkombëtare dhe UEFA në vende të tilla e ka fokusin më të madh, aq më tepër që zhurma tani është bërë e madhe. Deklarata e zëdhënësit të UEFA-s ishte shumë e qartë se UEFA do të jetë me zero tolerancë. Ajo që më vjen më shumë keq është se pse duhet të vihemi në qendër të UEFA-s dhe mediave ndërkombëtare për ndërhyrje të politikës në futbollin shqiptar, kur mund ta kishim kaluar fare lehtë këtë pjesë.?

Dervishi u shpreh se ekziston mundësia që tek klubet që varen drejtpërdrejtë nga bashkitë të ketë ndërhyrje të politikës për zgjedhjen e emrit sepse në garë është deputeti i Partisë Socialiste.

Arben Dervishi: ?Nëse politika do të ndërhyjë do të ketë intimidime sidomos në ato klube që varen drejtpërdrejtë nga bashkitë. Ndoshta kryetarët e bashkive mund të ushtrojnë presion për të përcaktuar edhe emrin që do të votojë.

Është e drejta e komunitetit për të votuar kë të dëshirojë por në momentin kur klubet janë në funksion të bashkisë, natyrisht që ndikimi i politikës është shumë më i madh sepse kuptohet po garon Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit me një deputet të parlamentit shqiptar që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës.?

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/arben-dervishi-uefa-tolerance-zero-politika-nuk-duhet-te-nderhyje-ne-zgjedhjet-e-fshf-s

Share This Video


Download

  
Report form