Ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, Rudi Vata komentoi në një lidhje telefonike për Report Tv, garën mes Armand Dukës dhe Bashkim Finos për Presidentin e ardhshëm të FSHF-së.
Vata tha se dueli është interesant, por shtoi se si Duka ashtu edhe Fino dinë si fitohet në Shqipëri, ku sipas tij mungon transparanca dhe jo çdo garë është e rregullt. Megjithatë, Vata vlerësoi platformën e deputetit socialist, Bashkim Fino për drejtimin e ardhshëm të Presidencës së FSHF-së.
"Më duket një garë interesante, një garë njerëzish të cilët normalisht dinë si funksionon ambienti shqiptar, dihet si fitohet në Shqipëri, dinë si luhen prapaskenat, jo çdo gjë është e rregullt dhe transparente. Bashkimi me platformën e tij më duket si një njeri që flet me pasion, me zemër, duket sikur i ka të vërteta ato që thotë, çdo nënkupton se do i realizojë ato dhe futbolli shqiptar do rritet", u shpreh Vata.