DURRES - Ekzekutohet me armë biznesmeni i ndërtimit në zonën e plazhit në Durrës, në mes të ditës dhe në një zonë mjaft të populluar me pushues në sektorin e Hekurudhave.
Viktima, Kujtim Dyrmishi, është qëlluar për vdekje me armë zjarri brenda makinës së tij me targa italiane DP 411 VF. Në fotot e siguruara nga gazetari i A1 REPORT Artur Korriku, duken dhe plumbat në derën e makinës tip Benz në xhamat e saj.
Autorët kanë qëlluar nga një tjetër makinë, tip Benz ngjyrë gri me xhama të zinj dhe me targa të Kosovës, i cili një oër pas krimit u gjet i braktisur në autostradën Durrës-Tiranë në nënkalimin e Shën Vlashit. Sipas informacioneve paraprake, fillimisht ka qëlluar njëri prej autorëve dhe tjetri ka qenë duke drejtuar automjetin...por nuk janë mjaftuar me kaq...Pasi janë ndaluar makinat, ndaj viktimës ka qëlluar edhe shoferi i makinës me targa kosovare për tu siguruar se viktima e tyre nuk do të kishte shance mbijetese.