A1 Report - Berat, atentat mafioz me bresheri plumbash ish-shefit te qarkullimit

Report TV 2015-08-22

Views 1

BERAT- Është vrarë në një atentat mafioz në orët e para të mëngjesit të së premtes (pak pas mesnate), ish shefi i Qarkullimit në Berat, Adriatik Mustafaraj.

Vrasja ndodhi në hyrje të qytetit të Beratit në vendin e quajtur "Kombinat" në një lavazh, ku persona ende të paidentifikuar nga policia i zunë pritë me armë biznesmenit, i cili kishte një biznes me pllaka spanjolle, edhe merrej me shitje makinash të përdorura.

52-vjeçari Adriatik Mustafaraj, i cili ka ushtruar detyrën e shefit të qarkullimit në vitet 1995-1997 në Berat, ka dalë nga një lokal dhe në momentin që ka hapur derën e automjetit të tij, tip "Audi Q7", me targa AA 777, është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga disa persona që ndodheshin në pritje, të fshehur prapa një lavazhi ku Mustafaraj kishte parkuar automjetin. Sipas policisë, në atentat mund të kenë marrë pjesë 4 persona, ndërsa në vendin e ekzekutimit u gjetën 24 gëzhoja.

Burime nga policia bëjnë me dije se në vitin 1997 Mustafaraj ka kryer një vrasje nga pakujdesia.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve, që dyshohet të jenë më shumë se dy persona.

Sipas të dhënave të policisë nga vendngjarja mendohet se autorët pas vrasjes janë larguar me një automjet. Ende nuk dihen shkaqet e këtij atentati ndaj biznesmenit, ndërkohë që nuk bëhet me dije nëse viktima ka pasur konflikte apo hasmëri.

Share This Video


Download

  
Report form