A1 Report - Atentat me C4 biznesmenit Armand Çeka, 3 te plagosur

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Një shpërthim i fuqishëm ndodhi paraditen e sotme në kompleksin "Grifon" në rrugën "Pjetër Budi" në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e djalit të pronares, Armand Çeka dhe dy punonjësve të tij Artur Sharra dhe Julian Çela.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 9:30, dhe vetë djali i pronares, Armand Çeka, 33 vjeç dhe punonjësi Julian Çela, 23 vjeç, ky i fundit baba i një fëmije 1 vjeç, ndodhen në gjëndje të rëndë. Si pasojë e plagëve të marra, pas nënshtrimit të një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin e Traumës në Tiranë, Armando Çekës i është prerë njëra këmbë, ndërsa Julian Çela ka humbur të dyja këmbët.

Më e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën paraqitet gjëndja për të plagosurit e 46-vjeçar Artur Sharra.

Të plagosurit vijojnë të marrim shërbim të specializuar mjekësor në Spitalin e Traumës.

Shpërthimi ndodhi në hyrje të "Qytetit Studenti".

Një dëshmitar i cili kishte parë momentin e shpërthimit tregoi ekskluzivisht për "A1 Report" si ndodhi. "Ishte një shpërthim i madh. Shikoj një njeri që ulëret, komplet i mbushur me gjak. Më pas një makinë mori të plagosurit, më duket se njërit i ishin prerë këmbët. Dëgjoja të bërtitura dhe klithma"- thotë një dëshmitar për gazetarin Gerti Xhaja.

Share This Video


Download

  
Report form