TIRANE - Një atentat me armë zjarri është shënuar në kryeqytet rreth orës 15:00 ku një 26-vjeçar me origjinë nga Miloti mbeti i plagosur rëndë. Xhevair Shehu ishte pranë makinës së tij kur u qëllua nga një person ende i paidentifikuar i cili udhëtonte me motor të zi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ?Hoxha Tahsim? në vendin e njohur si Xhamlliku. Mendohet se autori ka lëshuar katër plumba nga arma e tij. Të shtënat kanë krijuar panik mes kalimtarëve, të cilët ishin të shumtë në ato momente. Vendi ku ndodhi atentati ka mjaft lëvizje, është i mbipopulluar nga bizneset por është edhe një zonë ku kalojnë mjaft autobusë urban.
Fatmirësisht plumbat e këtij atentati nuk i kanë marrë jetën të riut nga Miloti. Megjithatë nga spitali i Traumës raportohet se gjendja e tij shëndetësore është mjaft e rënduar.