LAÇ -- Një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave ku 2 prej tyre në gjendje të rëndë ka ndodhur në Laç, ku një motorr është përplasur me një makinë.
Mësohet se motori me të cilin udhëtonin 2 persona është përplasur me një automjet tip Benz me targa AA 254 FX. Sipas policisë 2 personat të cilët ndodheshin në motorr, identiteti i të cilëve nuk dihet, janë plagosur rëndë ndërsa janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Nga hetimet paraprake, mësohet se shkak për aksidentin është bërë motori i cili i ka prerë rrugën automjetit duke sjellë edhe përplasjen mes tyre. Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.