Tiranë, atentat me 4 plumba biznesmenit të ndërtimit Hikmet Kotorri

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE - Biznesmeni i ndërtimit Hikmet Kotorri është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme duke hyrë në banesën e tij, pranë rrugës "Besnik Sykja", Tiranë. Vrasja ndodhi rreth orës 23:00 të së dielës, (5 maj 2013) pranë rrugës "Besnik Sykja". Nga të dhënat e para hetimore mësohet se viktima ka qënë duke hyrë në banesën e tij kur është qëlluar me katër plumba, dy prej tyre i kanë marrë dhe jetën.

AUTORET NGRITEN PRITE
Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes autorët mendohet se i kanë bërë pritë, në hyrje të pallatit ku banonte, në zonën e "Tregut Elektrik" ku kryqëzohen rruga "Ali Visha" dhe "Besnik Sykja".Dyshohet se atentati është kryer nga më shumë se një person. Mbi viktimën janë qëlluar 4 plumba pistolete, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës teksa po transportohej në Spital Ushtarak nga banorët e zonës. Policia dyshoi paraprakisht se vrasja ishte kryer me pagesë, ndërsa 30 persona janë shoqëruar mbrëmë për verifikim.

Share This Video


Download

  
Report form