Vila luksoze e "baronit" Gëzim Çela , qendër e kokainës Ameriko-Latine

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 7

Tirane- Nuk mund të të mos bjerë në sy vila luksoze me ngjyrë rozë të theksuar 5 km larg aksit kryesor Laç- Fushë Krujë, në krah të rrugës që të çon në Patok.
Është një vilë 3 katëshe e re, e rregulluar mirë, në mes të një sipërfaqeje gati 4-5 dynym tokë e rrethuar me gardh. Oborri rreth e rrotull vilës është i shtruar me mermer ndërsa ndërtesa tre katëshe ka një sipërfaqe prej gati 250- 300 metra katrorë.
Ku fshihej droga, mijëra eurot dhe snajperat
Mes rrobave dhe batanijeve në dollapët e shumtë fshiheshin automatikët snajper, në sirtarët e çorapeve pistoletat, ndërsa plumbat fshiheshin brenda bidonëve 5 litroshë.
Në një nga dhomat e shumta të vilës ishte vendosur ngarkesa e hashashit, rreth 100 kg e paketuar në pako 1 kg, ndërsa disa ishin bërë gati për tu marrë në valixhe
Në një cep ishte dhe paisje për stampim lëndë narkotike të llojit "cannabis sattiva", pasije për përzierje të lëndëve narkotike heroinë, kokainë. Në koridore ishin hapur vrima për kasaforta apo vëende të fshehta, ku mund të jenë gjetur edhe 143 mijë eurot si dhe disa sende me vlerë si ora dore, bizhuteri të sekuestruara nga policia.
Në një dhomë tjetër kishte edhe bidonë me "arsenik", mbi 200 kg që shërben si prekusor për lëndën narkotike të llojit "kokainë" ndërsa në oborre disa autovetura të markave të ndryshme ishin të parkuara.
Itinerari Amerikë Latine-Turqi-Kosovë-Shqipëri-BE
Sipas hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria për Krime të Rënda në këtë banesë fshiheshin ngarkesat e drogës, deri edhe ato të rëndat heroinë e kokainë të cilat kryenin itinerarin Amerikë- Latine- Turqi-Kosovë- Shqipëri për të mbërritur në Italia apo vendet e tjera të Bashkimit Europian.
Katër persona, 2 shqiptarë dhe 2 kosovarë bashkëpunonin me shtetas të ndryshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë për të bërë trafikimin e kokainës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form