A1 Report - Gjykata: Arrest me burg 'baronit' të drogës Gëzim Çelaj dhe vëllait të tij

Report TV 2015-08-22

Views 6

TIRANE - E teksa Gëzim Çelaj, i etiketuar 'baroni' i drogës rezulton personi më i kërkuar në Shqipëri, në mungesa Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur për të arrest me burg. Vëllai i tij Kujtim Çelaj dhe Reald Hysolli të arrestuar në operacionin e 3 ditëve më parë nga policia e shtetit kanë dalë sot para gjykatës ku janë njohur me masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa Hysolli ka shpjeguar për togat e zeza se ai nuk e njeh Gëzim Çelajn dhe 7 kg kokainë, e cila ju kap në pikën kufitare të Morinës, i përket atij.

"E kam blerë për ta shitur e më pas të fitoja ndonjë lekë", mësohet të jetë shprehur Hysolli ndërsa prokuroria argumenton se ka prova për përfshirjen e këtyre shtetasve në një bandë të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Për sa i përket të etiketuarit kreut të bandës së drogës Gëzim Çelaj, një burim nga policia e shtetit tha për A1Report se ai fshihet brënda territorit shqiptar dhe aktualisht janë 3 zona nën monitorim të policisë, ku dyshohet se Çelaj është strehur.

Kujtim Çelaj dhe Reald Hysolli u përfaqësuan në gjykata nga dy avokatë, teksa asnjë prej të afërme nuk ishte i pranishëm në gjykayë apo në ambjentet rreth saj.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg ndaj Kujtim Çelajt 44 vjeç, vëllait të 'baronit' të drogës Gëzim Çelaj i shpallur në kërkim nga policia, dhe Reald Hysollit 25 vjeç nga Tiranan, të akuzuar për trafik droge.

Po ashtu Gjykata vendosi të japë masën arrest me burg në mungesë edhe ndaj Gëzim Çelajt, gjithashtu i akuzuar për trafik droge. Në seancën e sotme gjyqësore, gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për të tre të akuzuarit, ndërsa për arsye siguri seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Kujtim Çelaj dhe Reald Hysolli u arrestuan në flagrancë në aksionin e dy ditëve më parë të policisë që çoi në zbulimin e laboratorit të drogës në Fushë Kuqe si dhe sekuestrimin e 22.3 kilogramë heroinë dhe 7 kg kokainë, si dhe më shumë se 200 kilogramë kanabis sativa. Aksioni u shtri njëkohësisht edhe në Prishtinë ku u zbulua një tjetër laborator droge i lidhur me atë të Fushë Kuqes, ku u kapën 50 kg kokainë e heroinë ndërsa u arrestuan edhe 3 persona.

Share This Video


Download

  
Report form